HomePolitikë

‘Shtohet’ opozita e re, KQZ i jep mandatin tre aleatëve të Bashës

Ditën e sotme Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin e deputetit tre kandidatëve të listave të PD.

KQZ miratoi dhënien e mandatit për Nikolin Stakën nga Lëvizja Demokratike për Ndryshim, Zef Shtjefnin nga Partia Ora e Shqipërisë dhe Artur Rroshin, Kryetar i Partisë Balli Kombëtar Demokrat.

Tre kandidatët pritet të marrin zyrtarisht mandatin e deputetit seancën e ardhshme në Kuvend, ku dhe do të bëjnë betimin.


TË NGJASHME