HomePolitikë

‘Shtohet’ opozita e re, tjetër kandidat i LSI-së kërkon mandatin në KQZ

Një tjetër kandidat nga listat e LSI-së ka kërkuar të marrë mandatin e deputetit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Bëhet fjalë për kandidatin Ramazan Gjuzi nga lista e Tiranës.

Gjuzi më herët ka mbajtur postin e drejtorit të Shtëpisë së të Moshuarve në Tiranë, inspektor arsimi në Tiranë, drejtor arsimor, kryetarë komune në Bërzhitë, si dhe drejtor në disa shkolla 8-vjeçare në qarkun e Tiranës.

Kështu bashkë me Gjuzin plotësohen 17 vendet nga deputetët që dogjën mandatet. Ndërkohë kujtojmë që nga radhët e PD-së janë plotësuar 23 vende dhe kanë mbetur bosh 18 të tjera.


TË NGJASHME