HomeLajme

Shtrëngimi i duarve drejt zhdukjes?

Këdo që takonim para dy muajsh e përshëndesnim duke shtrënguar duart. Ky gjest bëhej me njerëzit që takoheshim në rrugë, në ambiente zyre apo në raste të veçanta. Mirëpo COVID-19 na ka bërë të mendohemi dy herë përpara se të takojmë një person.
Distanca 1 metër larg, mos prekja e duarve, puthjet dhe përqafimet as që diskutohen.

Por pandemia e re e koronavirusit ka detyruar shoqërinë ta shohë me sy tjetër shtrëngimin e duarve. Nuk ka rëndësi se sa miqësor është si gjest, ai përbën rrezik për transmetimin e mikroorganizmave infektues.
Një prej problemeve kryesore është se çdo kush që ju jep dorën mund t’iu kalojë mikroorganizma infektues. Mendojeni këtë herën tjetër kur do të kolliteni apo do të shkoni në tualet. Praktikisht ju mblidhni mikrobe gjatë gjithë kohës”, thotë mikrobiologu Charles Gerba.

Si mund të zëvendësohet ky gjest? Me një takim grushtesh apo bërrylash, një përkulje të vogël të trupit, kokës…mënyra të reja gjenden shume lehte mjafton mos të preken duart me njëri-tjetrin.


TË NGJASHME