Aktualitet Lajme

Shtyhet afati i transmetimeve analoge

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka vendosur të shtyjë afatin e transmetimeve analoge edhe për një muaj. Në një deklaratë për media, kreu i AMA deklaroi se ky vendim është marrë pas një sondazhi të bërë, në të cilën ka rezultuar se shumica e shqiptarëve vijojnë të shohin ende transmetimet analoge.

“Nga sondazhi ka rezultuar se shumë qytetarë shohin ende transmetimet analoge. Në mënyrë unanime, AMA ka vendosur shtyrjen e afatit të transmetimeve analoge edhe për katër javë”, tha kreu i AMA.

Kujtojmë që AMA kishte vendosur që më datë 1 shtator 2019 të fikte sinjalin analog për Tiranën, Durrësin dhe Vlorën, por ky vendim është shtyrë për më 1 tetor.

Deklarata e plotë:
Bordi drejtues i Autoritetit të Mediave Audiovizive u mblodh sot, me datë 29.08.2019 dhe trajtoi si një ndër cështjet kryesore ecurinë e procesit të Digjitalizimit në qarqet Tiranë, Durrës, Vlorë.
Në kuadër të vlerësimit dhe analizimit të situatës në lidhje me informimin e qytetarëve për procesin e digjitalizimit si dhe paisjen e tyre me dekodera, AMA ka kryer sondazhe periodike me një kampion prej 1600 të intevistuarish. Nga sondazhet e kryera ka rezultuar se një numër të konsiderueshëm qytetarësh shohin vetëm transmetime analoge.

AMA gjithashtu ka kërkuar informacion nga operatorët ekonomikë në treg lidhur me sasinë e dekoderave që disponojnë. Ky informacion nuk është vënë në dispozicion nga disa operatorë, kryesisht platformat audiovizive të cilat tregtojnë dekodera. Gjithashtu, informacion është kërkuar edhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave lidhur me sasinë e dekoderave të importuar në vendin tonë, por informacioni i përcjellë nuk konsiderohet i plotë edhe nga vetë ky autoritet.
Në mungesë të këtyre informacioneve, AMA nuk mund të identifikojë sasinë e dekoderave të disponueshëm në treg me qëllim plotësimin e nevojave të popullsisë e cila ende nuk është paisur me dekoder.
Duke pasur parasysh rëndësinë e këtij procesi, përcaktimet në Strategjinë për Kalimet në Transmetime Numerike, sipas të cilës transmetimet analoge në një zonë të caktuar mbyllen pasi e gjithë popullsia (ose pjesa më e madhe e saj të jetë paisur me marrës numërikë), dhe referuar rekomandimeve të lëna nga Kuvendi i RSH, si dhe duke vlerësuar faktin që në qarqet Tiranë, Durrës dhe Vlorë, banon gjysma e popullsisë së vendit dhe impakti i këtij procesi është i ndjeshëm tek shumë qytetarë, Bordi i AMA-s unanimisht vendosi:
1- Shtyrjen e afatit të mbylljes së transmetimeve analoge në qarqet Tiranë, Durrës dhe Vlorë me 30 ditë.
2- Operatorët ekonomike në treg, kryesisht platformat audiovizve të cilët tregtojnë dekodera, të vënë në dispozion të AMA-s informacionin e kërkuar në mënyrë të përsëritur, lidhur me sasinë e dekoderave që disponojnë.
3- Operatorët privatë kombëtare të cilët ende nuk mbulojnë me sinjal numerik zonat urbane (Bashkitë Sarande, Himarë), të marrin masat të menjëhershme për shtrimin e infrastrukturës digjitale edhe në këto zona.
4- T’i drejtohet qeverisë me kërkesën për ngritjen e menjëhershme të Komitetit Ndërinstitucional të punës për ndjekjen e procesit të digjitalizimit, i cili nuk është funksional që prej shtatorit 2017.
Bordi i AMA-s vlerësoi se shtyrja e afatit me 4 javë nga njëra anë do t’u krijojë mundësi qytetarëve të marrin masat e nevojshme në mënyrë që të përfitojnë shërbimin audioviziv dhe nga ana tjetër operatorëve u jepet mundësia të realizojnë një shërbim më të mirë ndaj qytetarëve.
Informojmë qytetarët të cilët janë të pajisur me dekoder, se pavarësisht këtij vendimi do të vijojnë të shikojnë programet televizivve në teknologjine numerike, me buqete më të madhe programore falas.
Së fundmi, AMA kërkon mirëkuptimin e qytetarëve tashmë të pajisur me dekodera si dhe të operatorëve audivizivë të cilët kanë përfunduar implementimin e infrastrukturës digjitale dhe kanë dalë me oferta për qytetarët, dhe në veçanti Operatorit Publik Shqiptar, lidhur me këtë vendim.
Gjithashtu i bëjmë thirrje qytetarëve të paisen me dekodera në mënyrë që të përfitojnë shërbimet audiovizive digjitale.

Related posts

Cila gjykatë mund ta vlerësojë vendimin e Presidentit Meta?

Xhensila Gotanews

Kuvendi mbyll sesionin parlamentar, miratohen dy koncesionet prej 328 milionë euro

Mila

Apple prezanton modelet e reja iPad dhe Mac më 30 tetor

Mila
Na Kontaktoni!