HomeSport

Shtyhet me 15 minuta nisja e ndeshjes Partizani-Laçi, shkak ambulanca

Ndeshja mes Partizanit dhe Laçit e programuar të niste sot në orën 18:00 është shtyrë për shkak të një aryseje të pazakontë.

Në ‘Elbasan Arena”, mungonte ambulanca e cila është e detyrueshme të jetë e pranishme në çdo ndeshje.

Zyrtarët e ndeshjes dhe arbitrat nuk do ta nisin takimin, deri në momentin që ambulanca do të jetë në pjesën e brendshme të stadiumit.

Gjithsesi, autoambulanca mbërriti në stadium me 15 minuta vonesë dhe takimi nisi normalisht.


TË NGJASHME