HomeLajme

Shtyhet proçesi gjyqësor për Marjana Çmetën

Mungesa e Prokurorit Besnik Muçi ka bërë që të shtyhet vendimi për Marjana Çmetën, e reja e cila vrau vjehrrën e më pas e rrëfye te hoxha.

Nuk është njoftuar akoma për prokurorin zëvendësues, ndërkohë edhe avokatët mbrojtës kanë kërkuar kohë pasi kanë nisur disa kërkesa, por ende nuk kanë marrë përgjigje nga institucionet. E pranishme në seancën e sotme ishte Marjana Çmeta, si edhe ish bashkëshorti i saj, Oltjon Lami në cilësinë e trashëgimtarit të viktimës.

Marjana Çmeta akuzohet për vrasje për shkak të marredhënieve familjare. Seanca e radhës, ku pritet të bëhet mbrojtja dhe të jepet vendimi, do të mbahet me 4 nëntor ora 9:00.

Prokuroria ka kërkuar 35 vite burg pasi ligji nuk lejon që gratë të dënohen me burgim të përjetshëm.


TË NGJASHME