HomeLajme

Shtyhet seanca ndaj Rovena Gashit, ‘shkak’ sërish motra e saj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur që të shtyjë me 6 Maj seancën ndaj Rovena Gashit. Gashi kërkoi dy javë kohë që të gjente një përfaqësuese ligjore, duke qenë se KPA nuk pranoi që të përfaqësohej nga motra e saj, Ema Gashi.

Ndërkohë kujtojmë që edhe seanca e parë u shty, për shkak se Kolegji nuk pranoi që Rovena Gashi të asistohej nga e motra.

Gashi u shkarkua nga detyra pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit KPK ngriti dyshime për pasurinë e saj. Bëhet fjalë për 16 apartamente në Durrës të cilat dyshohet se i përkasin Nuredin Gashit, babait të Rovena Gashit.


TË NGJASHME