HomeLajme

Shtyhet seanca për biznesmenin e bananeve

Shtyhet seanca për Arbër Çekaj, biznesmenin e akuzuar për trafikun e 613 kg kokainë nga Ekuadori që u kapën në Maminas në një kontejner me banane.

Sot pritej që prokuroria të lexonte konkluzionet dhe të jepte pretencën për Çekaj por për shkak të mungesës së avokatit Maks Haxhia, i cili ndodhet prej disa ditësh i shtruar në spital, seanca është shtyrë.

Ka qenë vetë Çekaj që e ka kërkuar këtë gjë, duke thënë se avokati Haxhia e ka ndjekur çështjen prej fillimit dhe nuk mund të marrë avokat tjetër.

“Maks Haxhia e ka ndjekur çështjen prej fillimit. Për momentin nuk mund të marr avokat tjetër”, ka deklaruar Çekaj.


TË NGJASHME