HomeLajme

Shtyhet verifikimi i kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm, flet kreu i KLP

Është shtyrë pa afat verifikimi i kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm. Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Gent Ibrahimi tha se KLP po pret që të gjithë kandidatët të kalojnë në vetting.

‘Duhet që të gjithë kandidatët të kalojnë në vetting. Është në rregullore që KLP duhet të presë kur kandidatët kalojnë në vetting.

Kemi dërguar një kërkesë për përshpejtimin e procedurave. Mund të mbarojë edhe nesër po ne nuk e dimë, kandidati joprokuror përcaktohet nga ne’, tha Ibrahimi.

Deri tani konsiderohen si kandidatura të forta prokurorët Olsi Çela dhe Fatjona Memçaj, kjo e fundit për shkak të aftësive profesionale por edhe avokati Lulzim Alushaj.


TË NGJASHME