HomeLajmi i Fundit

Shtyrja e afateve të kartave të ID/ KQZ letër Gjendjes Civile kërkon informacion për afatet e skadencave të…

Opozita pak ditë më parë ka bërë një kërkesë lidhur me shtyrjen e afateve për përdorimin e kartave të identitetit dhe pasaportat të cilat mund të skadojnë para zgjedhjeve, në mënyrë që qytetarët të mos e humbasin mundësinë për të votuar, duke marrë parasysh se qytetarët mund të mos e rinovojnë për arsye të ndryshme.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi i është drejtuar sot me një letër Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, duke i kërkuar informacion mbi numrin e kartave të identitetit dhe pasaportave të cilave u ka skaduar afati.

Gjithashtu, KQZ kërkon të dijëse sa mund të jetë numri i realizimit të kërkesave të zgjedhësve për rinovim të kartës së identitetit dhe/ose pasaportës deri në datën 25 Prill 2021

LETRA
Lënda: Kërkohet informacion mbi numrin e kartave të identitetit dhe pasaportave të cilave u ka skaduar afati

DREJTUAR: DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË GJENDJES CIVILE
Adresa: Rr. Sermedin Said Toptani, Tiranë

I nderuar Z. Doracaj

Lutemi të na vini në dispozicion numrin e votueseve të cilëve u ka skaduar afati i shfrytëzimit të kartës së identitetit dhe pasaportës deri ditën të cilën do ti ktheni përgjigje kësaj kërkese.
Gjithashtu nëse është e mundur të na informoni se sa mund të jetë numri i realizimit të kërkesave të zgjedhësve për rinovim të kartës së identitetit dhe/ose pasaportës deri në datën 25 Prill 2021.


TË NGJASHME