HomePolitikë

Shtyrja e negociatave, Gent Cakaj: Pse Shqipëria ka fituar

Sipas ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj pavarësisht vendimit për shtyrjen e negociatave në tetor, Shqipëria ka fituar.

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian e shtynë për në muajin Tetor marrjen e një vendimi për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke rënë dakord për tekstin që i propozohet kryetarëve të shteteve që do të takohen në mbledhjen e Këshillit më 20-21 Qershor.

E vërteta është në anën e qeverisë dhe jo nga propaganda e opozitës. Këshilli nuk garanton që vlerësimi do të jetë pozitiv në tetor, por vlerëson rekomandimin e Komisionit Europian. Kjo do të thotë se Këshilli ka afirmuar vullnetin për një vendim pozitiv në tetor. Vetë Këshilli thotë se për shkak të procedurave të brendshme disa vende anëtare nuk e kanë patur mandatin për të votuar pro apo jo për hapjen e negociatave. Nëse një vend anëtar nuk e ka mundësi të votojë atë herë bie. Në tetor mundësia është për po”, tha ministri i Jashtëm në Detyrë.

“E para Këshilli përqafon gjetjet e Komisionit. E dyta është fakti që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk janë trajtuar në mënyrë të diferencuar janë trajtuar mbi meritat e tyre ekskluzive. Dhe e arsyeja e tretë është që Këshilli në mënyrë unanime vendosi horizontin kohor datën e fundit kalendarike të muajit Tetor për marrjen e një vendimi. E vërteta është në anën e qeverisë dhe jo në anën e propagandës”, theksoi më tej.

Gent Cakaj theksoi se Maqedonia e Veriut nuk do të ndahet nga Shqipëria në lidhje me këtë proces, për hapjen e negociatave.

I pyetur nëse në muajin tetor do të ketë një vendim pozitiv, ministri i Jashtëm në detyrë tha se “në Tetor mundësia më e madhe është Po. Jo sepse është opinioni im personal. Unë nuk garantoj në mënyrë absolute se negociatat do të hapen në Tetor të këtij viti. Por bazuar në paragrafin 39 të konkluzioneve të Këshillit, Këshilli lexon pozitivisht raportin e Komisionit për hapjen e negociatave”.


TË NGJASHME