HomeLajme

Shtyrja e negociatave me Shqipërinë, Polonia kritikon BE-në

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda ka kritikuar BE për shtyrjen e çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Duda është shprehur gjatë Samitit të Ballkanit se të dyja vendet kanë kaluar nëpër reforma të vështira.

Sipas tij, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të ishin pjesë e Bashkimit Europian, sepse të dy vendet kanë përmbushur kushtet e tyre.

Kjo duhet të jetë edhe ambicia e autoriteteve të reja europiane, çështja e zgjerimit duhet të përfshihet në mënyrë të pandashme nga vizioni që përcakton të ardhmen e përbashkët të Europës sonë. Për fat të keq, jo të gjithë partnerët tanë europianë e shohin në këtë formë.

Jam vërtet i keqardhur dhe i zhgënjyer rreth vendimit për të shtyrë përsëri hapjen e negociatave të anëtarësimit me dy vende kandidate, në këtë rast Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. I kujtoj Komisionit Europian që ai vetë ka vlerësuar pozitivisht reformat e ndërmarra në të dy këto vende dhe ai vetë ka rekomanduar hapjen e negociatave. Të dy vendet kanë përmbushur kushtet e tyre, përfshi një hap radikal si ndryshimi i emrit të vetë shtetit, në rastin e Maqedonisë së Veriut’, deklaroi ndër të tjera Duda.


TË NGJASHME