HomePolitikë

Shtyrja e negociatave, Rama: I vetmi problem është…

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS, kryeministri Edi Rama ndër të tjera ka sqaruar se KE deklaroi se në qershor do të jepet vendimi pozitiv për çeljen e negociatave për në BE.

Ai tha se i vetmi problem i “miqve gjermane është se koha fizike për diskutimin në Bundestag është tejet e shkurtër dhe këtu ka një detaj tjetër për ata që duan të kuptojnë”.

I vetmi problem i miqve gjermane është se koha fizike për diskutimin në Bundestag është tejet e shkurtër dhe këtu ka një detaj tjetër për ata që duan të kuptojnë.

Pse KE vendosi të nxjerrë raportin në fund të majit, për të mos e nxjerrë gjatë zgjedhjeve të PE dhe për të mos e kthyer rekomandimin e pritshëm pozitiv si mish për top për fushatat në ato vendet ku problemi nuk është as ecuria faktike e vendit tonë për dinamika e brendshme elektorale dhe politike.

Është folur për shtator nga pala gjermane por kurrsesi për mosçeljen e negociatave. Sa për Francën duhet pritur me durim përfundimi i zgjedhjeve evropiane në maj
”, u shpreh Rama.


TË NGJASHME