HomeShowbiz

Shuma marramendëse që Rihanna do ti kushtojë vetes këtë verë

Edhe ylli i popit Rihanna i ka përgatitur pushimet e verës për këtë vit. Sipas mediave rozë Rihanna do ta kalojë verën në bregdetin e Hamptons, i cili është shumë i preferuar nga të gjithë yjet e showbizit.

Ndërkohë që bota është pushtuar nga pandemia dhe protestat kundër racizmit, Rihanna do të  paguajë plot 415 mijë dollarë në muaj për të qëndruar në vilën luksoze. Vila  ka 5 dhoma gjumi, 6 banja dhe gjithçka që këngëtares mund t’i duhet për të kaluar në qetësi muajt e verës.

Shtëpia gjithashtu ka një plazh privat, disa jet ski dhe një varkë nëse ylli i popit do të bëjë aventura. Të njëjtën vilë e kanë frekuentuar edhe motrat Kardashian kur filmonin dikur serialin e tyre “Khloe and Kourtney Take The Hamptons”.


TË NGJASHME