HomeShowbiz

Shumë pranë lindjes, Meghan Markle del sërish kundër rregullave të pallatit mbretëror

Edhe pak ditë kanë mbetur nga ardhja në jetë i fëmijës së parë të Princ Harry-t dhe Meghan Markle. Të gjithë e dinë se Meghan ka dashur që këtë shtatzëni ta kalojë në mënyrën e saj dhe gjithmonë ka devijuar nga rregullat mbretërore.

Së fundmi Markle po i thotë dhe njëherë jo traditave të pallatit ‘Kensington’, pasi ajo nuk dëshiron që asaj dhe fëmijës t’i bëhen foto menjëherë pas lindjes, detaj ky që është një traditë. Madje kur Kate Middleton bëri foto disa orë pasi lindi, dukesha e Sussex u shpreh se ndjeu keqardhje për të.

Ashtu siç është bërë e ditur dhe më parë, Meghan dhe Harry kërkojnë që ardhja në jetë e fëmijës së tyre të jetë sa më private.


TË NGJASHME