HomeLifestyle

Shyqyr që e kuptuan! Përfundimisht çmimet e celularëve “iPhone” do të ulen

Të ardhurat e “Apple” nga shitja e celularëve “iPhone” ka rënë nga dhejtori dhe kompania më në fund ka menduar të bëjë disa ndryshime.

Sipas drejtorit ekzekutiv, Tim Cook, “Apple” do të ulë çmimet e “iPhone”-ëve në tregjet ku monedhat vendase janë dobësuar kundrejt dollarit.


“Vendosëm të bënim një ulje të çmimeve me shpresë që të ndihmojmë shitjen”, tha Cook për “Reuters”.

Çmimi i këtyre celularëve varion në vende të ndryshme, por ato janë më të kushtueshme në vendet e Evropës, krahasuar me tregjet amerikane apo ato britanike.

E vërteta është që çmimet janë shumë të larta në tregjet ndërkomëbtare, përfshirë Shqipërinë dhe duket se “Apple” më në fund do të bëjë diçka për këtë.

Burimi : iconstyle


TË NGJASHME