HomeShowbiz

Si afrikane, kush janë VIP-at që kanë guxuar me look-un e tyre

Shumë nga personazhet e njohura të vendit tonë pëlqejnë të eksperimentojë me ‘look-un’ e tyre. Një nga modelet e preferuara që e kemi parë ndër vite, është ai i gërshetave afrikane. Shumë këngëtare e kanë përdorur këtë stil si ‘look-un’ e tyre në videoklipe, ndërsa disa të tjerë për t’u përshtatur stinës së verës.

Ndër to përmendim Elvana Gjatën, e cila eksperimentoi me një stil të tillë në videoklipin ‘Puthe’, sigurisht inspiruar nga yjet me famë botëtore. Marina Vjollca përdori të njëjtin stil për t’u përshtatur me vendin ku kishte zgjedhur të pushonte në vitin 2015, në Ishujt e Karaibeve.

Dafina Zeqiri, e cila njihet për eksperimentet e shumta me flokët e saj, më pas me Greta Koçin, Ingrit Gjonin dhe Genta Ismailin, të cilat kanë zgjedhur këtë ‘look’ në videoklipet e tyre.

Për herë të dytë, Kida ka vendosur të ‘kthehet’ në afrikane, edhe pse ky ndryshim mori shumë kritika këtë vit si dhe Roza Lati, me flokët e saj të gjata dhe bjonde, të kthyer në gërsheta afrikane.


TË NGJASHME