HomeShowbiz

Si dieta me bazë peshku i shkaktoi këngëtares helmim nga mërkuri

Janelle Monae flet shpesh për stilin e saj të jetesës, përfshirë dietën e shëndetshme. Në një intervistë për Glamour shtatë vite më parë, Monae tha se meritat për lëkurën e pacen i takojnë dietës “së pasur me perime dhe peshk.”

Së fundi, këngëtarja zbuloi se dieta pesketariane i shkaktoi helmim nga mërkuri.  

“Fillova të ndjeja vdekshmërinë time,” tha Monae.

Një dietë pesketariane i ngjason një diete vegjetariane, por që lejon konsumimin e peshkut dhe produkteve të detit.

Disa njerëz mund të ekspozohen ndaj niveleve të larta të mërkurit nëse konsumojnë një dietë të pasur me peshk, molusqe apo gjitarë të detit.

Sistemi nervor është shumë i ndjeshëm ndaj mërkurit. Nëse truri ekspozohet ndaj niveleve mjaftueshëm të larta të mërkurit metalik, i shkaktohet dëm i përjetshëm. Edhe veshkat janë të ndjeshme ndaj mërkurit, pasi metali grumbullohet aty dhe shkakton dëme si pasojë e ekspozimit më të lartë.

Burimi: The Cut


TË NGJASHME