HomePolitikë

Si do jetë koordinimi i qarqeve, Rama mbledh drejtuesit e ‘Veriut’

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur drejtuesit e katër qarqeve të Shkodrës, Kukësit, Lezhës dhe Dibrës. Mësohet se mbledhja po mbahet në selinë e Partisë Socialiste.

Mësohet se Rama do të drejtojë veriun Lezhën, Shkodrën, Dibrën dhe Kukësin. Shqipëria e Mesme i është besuar Taulant Ballës i cili do të koordinojë qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Korçë. Ndërsa kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi do të jetë koordinatori rajonal i Fierit, Beratit, Vlorës dhe Gjirokastrës.

Pas takimit të Ramës në Selinë e PS do të jetë Taulant Balla i cili do të mbledhë 4 qarqet që ai ka në koordinim.


TË NGJASHME