HomeShowbiz

Si do të ishte një takim ideal për Kiara Titon?

Bukuroshja Kiara Tito, të cilën e pamë fillimisht si moderatore në programin rinor ‘Select’ në ekranin e ‘Top Channel’ dhe më pas si drejtuese e një emisioni të përjavshëm ‘Doktor Plastik’ në ‘Tv Klan’, ka ditur gjithmonë si të tërheqë vëmendjen e mediave me pamjen e saj dhe jo vetëm.

Ajo është komentuar herë pas here për jetën e saj private dhe në një intervistë të fundit për ‘Pop Culture’ ka pohuar se është ‘single’. Ndër të tjera, e pyetur se si do të ishte një takim ideal për të, Tito është shprehur: “Do të ishte një takim në orën 9, buzë detit, me jastëk”.

Kujtojmë se shumë shpejt Kiara pritet të shfaqet në ekranin e ‘Tv Klan’ me sezonin e dytë të ‘Doktor Plastik’, i cili siç ka treguar dhe vetë moderatorja ka nisur përgatitjet disa muaj më parë.


TË NGJASHME