HomeShowbiz

Si duken aktorët e “Game of Thrones” në jetën reale

A e pëlqeni Game of Thrones  aq shumë sa ne? Atëherë ju patjetër që do të kënaqeni kur të shihni se si duken personazhet tuaj të preferuar jashtë Westeros, pa paruke, pa plagë dhe pa kostumet e tyre të hollësishme. Le të hedhim një vështrim!

Cersei Lannister – Lena Headey 

Në jetën reale kjo aktore brune duket se është e kundërta e asaj që kemi parë si flokëverdha Cersei Lannister. Por ka diçka që nuk mund ta mohojmë – Lena Headey është një grua jashtëzakonisht e bukur si brenda dhe jashtë ekranit. 

Jon Snow – Kit Harington 

Jemi shumë të lumtur që Jon Snow është kthyer! A nuk është ai zombi më i pashëm që keni parë? Në jetën reale Kit Harington duket tamam si karakteri i tij me flokë të gjatë në Game of Thrones.

Daenerys Targaryen – Emilia Clarke 

Daenerys Targaryen, e njohur gjithashtu si Khaleesi, është bërë një nga personazhet qendrorë në seri. Emri i aktores që luan karakterin është Emilia Clarke, edhe pse nuk i ka flokët platin të Danny-t në jetën reale, ajo pa dyshim që është një nga personazhet më të njohur.

Melisandre – Carice van Houten 

Tani e dimë se si duket në të vërtetë Melisandre, ose Gruaja e Kuqe. Por në jetën reale aktorja holandeze Carice van Houten nuk ka nevojë për një gjerdan magjik që të duket e re dhe e bukur gjatë gjithë kohës.

Arya Stark – Maisie Williams 

Arya përshkruhet si një vajzë që preferon të luajë me shpatë sesa të perfeksionojë sjelljet e saj. Ajo luhet nga Maisie Williams, një adoleshente që di si të vishet, të rregullojë flokët e saj dhe të jetë një mahnitëse në tapetin e kuq.

Sandor Clegane – Rory McCann

Magjia e grimit! Shenja e madhe që karakterizon The Hound zhduket kur Rory McCann, aktori që e luan atë, shkon në tapetin e kuq. Rory duket shumë i pashëm, nuk mendoni kështu?

 Margaery Tyrell – Natalie Dormer

Margaery Tyrell ambicioz luhet nga Natalie Dormer. Aktorja me stil dhe e gjithanshme, e cila qethi gjysmën e kokës për rolin e saj si Cressida në Lojërat e urisë: Mockingjay , është po aq e bukur brenda dhe jashtë kostumit.

 Brienne de Tarth – Gwendoline Christie

Kush tha që gratë e gjata atletike nuk mund të jenë femërore? Shembulli i përsosur është Gwendoline Christie, aktorja që luan Brienne of Tarth, e cila duket absolutisht bukur jashtë xhirimeve.

Samwell Tarly – John Bradley-West

Në jetën reale, John Bradley-West është po aq i adhurueshëm sa karakteri i tij, shoku më i mirë i Jon Snow, Samwell Tarly.

 Ramsay Bolton – Iwan Rheon

Iwan Rheon është bërë i famshëm për portretizimin e tij të jashtëzakonshëm dhe bindës të Ramsay Bolton të ligut, një nga horrat më të egër të serialit. Aktori i talentuar është gjithashtu një muzikant i zoti dhe publikoi albumin e tij të parë vitin e kaluar. 

Brandon Stark – Isaac Hempstead Wright

Ai ishte ky djali i vogël i lezetshëm dhe më pas – bum! – e shohim të gjithë të rritur në Sezonin 6. Isaac Hempstead Wright (Bran Stark) tani është 17 vjeç.

Sansa Stark – Sophie Turner

A e dini se Sophie Turner është një bjonde natyrale? Bukuroshja me sy të gjelbër e kishte të nevojshme të lyente flokët me të kuqe për rolin e saj si vajza e vërtetë e lindur e Eddard Stark, Sansa, dhe duket shumë më e lumtur në jetën reale.

Joffrey Baratheon – Jack Gleeson

Portretizimi i Jack Gleeson për mbretin e keq Joffrey ishte aq bindës sa që njerëzit filluan ta fyenin atë në rrugë. Në jetën reale, Jack nuk është vetëm një aktor i shkëlqyer, por edhe një person shumë i dashur dhe i mirë. 

Khal Drogo – Jason Momoa

Khal nuk duket shumë ndryshe në jetën reale. Ai ka qëndrimin e tij të egër, mjekrën dhe sensualitetin e tij.

Jaqen H’ghar – Tom Wlaschiha

Miku apo armiku i Arya-s … ende nuk jemi të sigurt, por ky personazh misterioz sigurisht që na mahnit. Tom Wlaschiha portretizon “Jaqen H’ghar” dhe preferon qartë një stil më të sofistikuar në jetën reale.


TË NGJASHME