HomeShëndeti

Mëngjesi, dreka dhe darka me dietën ketogjenike

Duket një diet interesante dhe mjaft efektive. Pak më poshtë do të njiheni me të:

Por, çfarë është fillimisht dieta ketogjenike?

Ketogjeneza ka ekzistuar prej ditës së parë kur kanë ekzistuar njerëzit. Nëse hani sasi të vogla të karbohidrateve, truri mbetet pa glukozë – që i shërben si burim primar i energjisë.

Por, trupit prapëseprapë i nevojitet karburant për të funksionuar, kështu që i merr rezervat e ketoneve të cilat mëlçia i krijon nga yndyra kur insulina në gjak është e ulët.

Çfarë mund të hani në një dietë të tillë?

Dieta ketogjenike kërkon që 60-80% e totalit të kalorive që i konsumoni të jetë yndyrë. Proteina duhet të jetë 20% e totalit të kalorive që i konsumoni, ndërkaq 10% duhet të vijë nga karbohidratet.

Çfarë përfshin mëngjesi, dreka dhe darka e një diete ketogjenike?

Mëngjesi: 4 vezë, gjysmë avokado, 1-2 lugë gjelle vaj ulliri
Dreka: 115 gramë salmon me 1 lugë gjelle vaj ulliri, gjysmë tufe asparagusi me 1-2 lugë gjelle gjalpë
Darka: Copa mishi të brinjve, dy tasa spinaq me vaj kokosi, dhe 55 gramë arra makadame.


TË NGJASHME