HomeShowbiz

Si e arriti Coco Chanel suksesin

Gabrielle Bonheur “Coco” Chanel ishte një stiliste franceze. Themeluesja dhe emri i markës Chanel, u vlerësua në epokën e pas Luftës së Parë Botërore. Si njëra prej grave më me ndikim në modë, Gabrielle Bonheur ‘’Coco’’ Chanel kishte shumë për të ndarë gjatë jetës së saj. 

Jo vetëm që dizajnet e saj e dërgojnë luksin dhe modën në një nivel që bota nuk e kishte parë më parë, por ajo u bë zëri i grave. Coco ishte një dizajnere, ndërmarrëse dhe një shembull. Shikoni këto 10 thënie nga Chanel.

1. Për të qenit vetvetja
‘’Ngjyra më e mirë në botë është ajo e cila ju rri më mirë’’.

2. Për të qenit proaktiv
’Mos shpenzoni kohë duke goditur murin, duke shpresuar që do të transformohet në një derë.’’

3. Për suksesin
‘’Në mënyrë që të jeni të pazëvendësueshëm ju duhet të jeni gjithmonë ndryshe nga të tjerët’’.

4. Për fuqizimin
’Jeta ime nuk më kënaqte, kështu që e krijova atë’’.

5. Për udhëheqjen
‘’Akti më i guximshëm është ende të mendoni për veten tuaj’’.

6. Për mentalitetin
‘’Butësia nuk përfundon punët përveç nëse jeni një pulë e cila bën vezë’’.

7. Për kohën
‘’Nuk ka kohë për monotoni. Ka kohë për punë. Dhe kohë për dashuri. Ajo nuk lë kohë tjetër’’.

8. Për mundësinë
‘’Vishuni sikur do t’a takoni armikun tuaj më të keq sot’’.

9. Për lumturinë
‘’Ka njerëz të cilët kanë para dhe ka njerëz të cilët janë të pasur’’.

10. Për dështimin
‘’Suksesi shpesh arrihet nga ata të cilët nuk e dinë se dështimi është i paevitueshëm’’.


TË NGJASHME