HomeSociale

Si e vrau veten 31-vjeçari pas sherrit me gruan

“Nuk do t’më shohësh më të gjallë, do të vras veten”. Këto janë fjalët e fundit, që 31-vjeçari Arjan Hoxha nga Gurra e Matit i tha bashkëshortes së tij para se të kryente vetëvrasje.

Pas zënkave të vazhdueshme me bashkëshorten, mesditën e djeshme, i riu që ishte në kërkim për “dhunë në familje”, ka udhëtuar nga qyteti i Klosit drejt fshatit Plan i Bardhë.

Pasi ka mbërritur në familjen Ndoj, me një armë në dorë ka hyrë në banesë. Sapo ka hyrë në shtëpi dhe janë dëgjuar zënkat, fqinjët i kanë telefonuar Policisë së Klosit, duke thënë se “Një person me armë ka hyrë në shtëpinë e Xh.Ndojit”.

Fillimisht ka debatuar me vjehrrën dhe pastaj edhe me gruan, madje këtë të fundit, sipas dëshmive, e ka goditur me grushte e shkelma, madje e ka shtrënguar me duar në fyt.

Pasi ka parë që Policia po afrohej, duke u larguar nga shtëpia buzë Rrugës së Arbrit, Hoxha ka thirrur me zë të lartë “Nuk do t’më shohësh më të gjallë, do të vras veten” dhe pas kësaj, brenda pak minutave është dëgjuar një krismë arme.

hoxha

Efektivë të Sektorit të Policisë Klos kanë mbërritur shpejt në vendin e ngjarjes dhe kanë mësuar se Arjan Hoxha kishte vrarë veten afro 150 metra larg banesës së familjes Ndoj.

“Kemi dëgjuar një krismë arme dhe ka mundësi që Arjan Hoxha të ketë vrarë veten”, janë shprehur fqinjët e familjes Ndoj. Të mbështetur dhe nga efektivë të Komisariatit Mat, efektivët e Klosit kanë krehur me kujdes zonën dhe buzë një përroi kanë gjetur të pajetë 31- vjeçarin, të cilin banorët e Planit të Bardhë e thërrisni Ari Hoxha.

“Fillimisht kishim frikë se Hoxha do të qëllonte mbi forcat e Policisë”, thanë drejtues të Sektorit të Klosit. “Na thanë se kishte rrahur keq vjehrrën dhe bashkëshorten dhe kishte dalë nga shtëpia duke deklaruar se do të vriste veten. Mësuam se ishte dëgjuar një krismë arme, por nuk ishim të sigurt se Arjan Hoxha ishte vetëvrarë. Duke kontrolluar territorin, e gjetëm buzë një përroi të mbuluar në gjak. Kishte një plagë në gojë dhe automatikun e kishte pranë trupit”, sqaruan zyrtarët e Policisë Klos.

Mësohet se tri ditë më parë, viktima Arjan Hoxha kishte debatuar me vjehrrën dhe bashkëshorten, madje i kishte kërkuar kësaj të fundit të kthehej pranë tij, bashkë me vajzën 1-vjeçare.

Ky debat vinte dy ditë pasi bashkëshortja kishte marrë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat urdhër mbrojtjeje, pasi Hoxha e dhunonte herë pas here gruan e tij. Nga ana tjetër, vetë 31-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Policia për veprën penale “Dhunë në familje”. Në profilin e tij, i riu nga Klosi kishte postuar edhe foto me armë./PANORAMA


TË NGJASHME