HomeShowbiz

Si erdhi ndryshimi drastik hap pas hapi i Najada Çomos (FOTO)

Kohët e fundit është bërë një emër i lakuar jo vetëm për shkak të profesionit të saj por së fundmi prej kandidimit të saj si deputete e Partisë Socialiste në Tiranë.

Por ndryshimi i pamjes së Najada Çomos, kandidates për deputete ka bërë zhurmë të madhe online. Të gjithë e mbajmë mend me ngjyrën e kuqe të ndezur të flokëve dhe vetullat e zeza të theksuara, por duket se ka hequr dorë nga ai “look” duke u shfaqur me një pamje më natyrale me flokë bjonde duke i sjellë një look më natyral.

Siç shihet edhe në foto, Çomo që ka qenë për shumë vite në krye të Spitalit Infektiv, tashmë do të ketë një tjetër paraqitje.

E ndërsa një pjesë e mirë e komentuesve ishin pro ndryshimit të Najadës, mikesha e saj e ngushtë Vera Ostreni ka treguar se i mungonin flokët e kuq të doktoreshës.

“Najada ka qenë e bukur gjithmonë, jo vetëm fizikisht por në shpirt, në sjellje etj… Shokët, shoqet e fakultetit apo kolegët e punës edhe kur nuk u ka pëlqyer diçka nga “look-u” transgresiv nuk është se s’ kanë guxuar ta thonë, por kanë menduar që ajo është Najada dhe ne e pranojmë kështu siç është. Mua personalisht më mungojnë flokët e kuq!”, u shpreh ajo.

Më vonë shtoi se do i mungojë t’i thërrasë “o ferrari i motrës” siç i ka thirrur gjatë 12-13 viteve me flokë të kuq.


TË NGJASHME