HomeShowbiz

Si është marrëdhënia e bashkëshortit të Afërdita Dreshajt me vjehrrën? Kjo i tregon të gjitha

Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl janë një nga çiftet më të komentuar të showbiz-it. Ata kanë një marrëdhënie shumë të bukur, e cila pothuajse 1 vit më parë u kurorëzua me martesë. Dy të dashuruarit jetojnë dhe udhëtojnë së bashku pothuajse gjithmonë dhe shumë shpesh ndajnë me ndjekësit momente në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Së fundmi duket se Afërdita dhe Jakub janë takuar sërish pas një largimi të shkurtër për shkak të angazhimeve profesionale të sportistit të njohur. Ai ka takuar bashkëshorten dhe familjen e saj dhe ka publikuar një foto të vjehrrës krah së cilës shkruan: “Më e mira”.

Ka mjaftuar ky postim për të kuptuar marrëdhënien perfekte që ka bashkëshorti i Afërditës me nënën e saj. Këngëtarja e njohur shqiptare ka folur shpesh për familjen dhe raportin e Jakubit me njerëzit më të rëndësishëm për të, duke theksuar se çdo gjë shkon shumë mirë dhe është e lumtur.


TË NGJASHME