HomePolitikë

“Si guxon? I neveritshëm”/ Princ William debaton me fotografin, videoja virale vë në lëvizje Pallatin Mbretëror

Pallati Mbretëror Kensington ka folur rreth një videoje virale ku shfaqet Princ William duke u grindur me një fotograf. Në klipin e filmuar në janar 2021, Duka i Kembrixhit zemërohet me fotografin që dyshohet se po “përndiqte” dhe filmonte familjen e tij ndërsa ata ishin në një shëtitje me biçikletë pranë shtëpisë së tyre Anmer Hall në Sandringham.

Princi William vë në dyshim sjelljen e fotografit, duke e quajtur atë “të egër” dhe “të neveritshëm”, duke shtuar se burri i prishi ditën familjes së tij.

Sipas “The Telegraph”, Kensington Palace ka lëshuar një deklaratë në lidhje me incidentin duke thënë: “Videoja është një shkelje e privatësisë së familjes”.

Videoja, e ngarkuar në YouTube javën e kaluar, nuk është më e disponueshme në kanalin e ngarkuesit origjinal, por është ripostuar në Twitter, Instagram dhe TikTok.

Sakaq ndihmësit mbretërorë thuhet se po punojnë për ta hequr videon nga të gjitha platformat.


TË NGJASHME