HomeRajon

Si i bëri “gropën” anonimi dy trafikantëve shqiptarë në Zvicër

Dy trafikantë shqiptarë të heroinës kanë rënë në burg për trafik droge me vendim të gjykatës së Thonon në Gjenevë. 29 vjeç dhe 37 vjeçar janë dy trafikantët me origjinë shqiptare të cilët janë pikasur nga policia pas ardhjes së një telefonate anonime në adresë të tyre.

Autoritetet kanë vënë nën përgjim dy të rinjtë shqiptarë dhe kanë zbuluar se ata kryenin qindra telefonata e mijëra euro në ditë falë trafikut të kokainës.

Në vetëm 3 muaj të rinjtë kishin kryer rreth 700 telefonata me “klientët” dhe përafërsisht fitonin në ditë rreth 1500 euro.

Dyshja punonte me role të ndara. 29 vjeçari ishte “menaxheri” ndërsa 37 vjeçari merrte përsipër që të dilte në rrugë për të shitur drogën. Pas hetimeve disa mujore policia e goditi grupin. 29 vjeçari po tentonte të arratisej drejt Gjermanisë kur u prangos nga policia ndërsa 37 vjeçari u kap në një hotel, atje dhe ku ndodhej “baza” e tyre./Express


TË NGJASHME