HomeShëndeti

Si krijohen tulet rreth belit dhe si të shpëtojmë prej tyre?

Të keni yndyrë të tepërt të grumbulluar rreth belit tuaj është e bezdisshme. Ndërsa të kesh një bark topolak mund të duket e padëmshme, por nuk duket tërheqëse.

Ne kemi bërë hulumtimet tona për të zbuluar se çfarë e krijon atë dhjamë kokëfortë rreth belit tuaj dhe si ta luftoni atë.

1. Stresi është gjëja e parë që duhet fajësuar.

Kur jemi në ankth, trupi lëshon kortizol, një hormon i njohur i stresit. Kortizoli inkurajon yndyrën të grumbullohet në zonën e stomakut dhe gjithashtu mund të çojë në shtim të peshës. Hormonet e stresit gjithashtu shkaktojnë rritjen e oreksit tonë dhe trupi fillon të mos i rezistojë më humbjes së peshës.

2. Trupi juaj mund të jetë duke u përpjekur t’ju tregojë diçka që nuk shkon.

Yndyra shtesë rreth belit tuaj mund të lidhet me disa çështje shëndetësore. Qelizat dhjamore po prodhojnë hormone për të informuar trupin tuaj se sa yndyrë keni ruajtur. Një prej këtyre hormoneve, i njohur si leptina, mund të ndikojë në sistemin tuaj riprodhues dhe të përkeqësojë pjellorinë. Dhjami që varet mbi belin e xhinseve mund të jetë gjithashtu një shenjë e një çrregullimi metabolik ose presionit të lartë të gjakut.

3. Netët pa gjumë mund t’ju krijojnë një bark topolak.

Kur jemi të privuar nga gjumi, kemi tendencë të hamë më shumë sheqer dhe jemi më pak të motivuar për t’u ushtruar. Mungesa e gjumit rrit nivelin e stresit dhe dëshirat tona për ushqime jo të shëndetshme.

4. Qëndrimi në kolltuk çon në rrezik më të lartë për krijimin e dhjamit në barku.

Nëse po konsumoni më shumë kalori sesa digjeni, ka shumë të ngjarë që të shtoni peshë. Një mënyrë jetese joaktive do ta bëjë të vështirë për ju të humbni dhjamin, veçanërisht në pjesën e sipërme të belit.

Por si të shpëtosh nga tulet e tepërta?

1.Shtoni disa acide yndyrore thelbësore në menunë tuaj të përditshme për të përmirësuar metabolizmin tuaj. Arrat, peshku, vaji i ullirit dhe perimet janë burime të shkëlqyera të acideve yndyrore.

2. Ushtrohuni! Nuk ka asnjë ushtrim special për eliminimin e tuleve rreth belit, por një kombinim i kardios dhe ushtrimeve për barkun do t’ju ndihmojë të rrafshoni barkun tuaj.

3. Kontrolloni sjelljen tuaj. Duhet të angazhoni muskujt tuaj thelbësorë gjatë gjithë ditës gjë që gjithashtu ju ndihmon të digjni dhjamin e tepërt rreth belit tuaj.

4. Vishni rroba që ju përshtaten. Një palë xhinse me bel të lartë do t’ju ndihmojnë në mosdukjen e tepërt të tuleve.

Burimi: Bright Side


TË NGJASHME