HomeLajme

Si mund të aplikoni për leje dalje?

Nga dita e hënë vetëm një person nga familja mund të dalë për të bërë pazaret apo për shërbime të tjera të domosdoshme. Në këtë urdhër të qeverisë përjashtohen ato persona që janë të detyruar të shkojnë në punë . Nëpërmjet portalit e-Albania do ju tregojmë se si të aplikoni për leje.

Pasi të identifikoheni në e-Albania me të dhënat tuaja personale duhet të klikoni në shërbimin leje për dalje e cila gjendet në faqen kryesore të aplikacionit.

Pasi të lexoni udhëzimet sqaruese, në fund të faqes klikoni butoni “Përdor” për të vijuar me aplikimin. Pasi të zgjidhni datën për të cilën kërkoni leje për të lëvizur, klikoni butoni “vazhdo”.

Në ekran do ju shfaqet certifikata juaj familjare, nga ku do të përzgjidhni emrin e anëtarit që do të pajiset me “Leje për dalje”.

Pasi të përgjidhni emrin e antëtari duhet të caktoni edhe orën e lëvizjes brenda fashës së orarit të lejuar.

Nësë dëshironi mund të shkruani edhe numrin e telefonit që leja juaj t’u vijë me sms dhe më pas klikoni butonin “dërgo”.

Leja miratohet mënjëherë nga Policia e shtetit duke ju dërguar një email dhe sms në telefonin tuaj me miratimin e lëvizjes suaj.

Në email do të keni emrin e personit dhe barkodin, në rast se policia do ju ndalojë nëpërmjet tij bëhet verifikimi që keni lejen e nevojshme.

Por për të gjithë ata persona që nuk kanë një kompjuter apo telefon smart mund të dërgojnë një sms në numrin 55155 duke shkruar numrin e kartës së identitetit dhe orë që dëshironi të lëvizni nga shtëpia. Aplikimet me sms vlejnë vetëm për ditën pasardhëse.

Nga dita e hënë të moshuarit nuk do të mund të dalin nga shtëpia, pasi atyre nuk do t’u lejohet dalja për të bërë shpenzime apo shërbime të tjera.


TË NGJASHME