HomeShëndeti

Si mund të kemi një ditë shumë energjike

Ndiheni të lodhur, me stres, pa energji, nuk flini mirë, po kaloni ditë të vështira në punë ja disa këshilla që të kaloni një ditë sa me te qetë.

Zgjohu herët

Edhe nëse është e diel dhe dëshiron të bësh më shumë gjumë, më vonë do të pendohesh. Kur fle më shumë se nevojat e trupit tuaj, pasojat mund të përfshijnë shpesh marramendje dhe dhimbje koke. Rekomandohet të ngriheni me rrezet e diellit të parë.

Qetësoje mendjen

Nëse jeni të shqetësuar për diçka gjatë kohës kur shkoni në gjumë, provoni të bëni diçka për tu qetësuar. Mundohuni të shmangni televizorin ose disa diskutime serioze me miqtë ose familjen tuaj.

Ushqehu shëndetshëm

Disa ushqime mund të japin energji shtesë për trupin tuaj, disa mund ta marrin atë. Çfarëdo ushqimi që hani, mbingarkimi I organizmit më ushqim do t’ju bëj të ndiheni të lodhur. Rekomandohet të mos hani asgjë të paktën 2 orë para kohës së gjumit.

Pini shumë ujë

Dëgjoni shumë herë mbi rëndësinë që ka uji për shëndetin, por ende nuk po mund të mësoheni me këtë shprehi. Megjithëse është një burim i madh energjie. Është shumë e rekomandueshme që të filloni ditën me një gotë ujë dhe jo kafe.

Ushtroni çdo ditë

Mund të duket se ushtrimet vetëm marrin energjinë tuaj, por e vërteta është se krijon një ekuilibër në trupin tuaj. Pa aktivitet fizik, procesi I metabolizmit ngadalësohet dhe trupi nuk merr pjesë të mjaftueshme të energjisë.


TË NGJASHME