HomePsikologji

Si mund ti jepni vetes suaj sa më shumë energji?

Nuk ka dyshim se ndonjëherë jeta mund të jetë mjaft e vështirë. Me gjithçka që bota mundë të hedh tek ju, është shumë e thjeshtë të përfundoni duke u ndjerë plotësisht të lodhur nga të gjitha. Por e vërteta është se nuk ka asnjë arsye pse të duhet të ndihesh kështu gjatë gjithë kohës. Ne po ju sjellim disa këshilla që mund të bëni për të ndaluar të ndjehurit kaq të lodhur dhe të filloni të ndjeheni pak më shumë energjik.

Flini më shumë

Zgjidhja më e qartë për t’u ndjerë të shlodhur gjatë gjithë kohës është thjesht të flini më shumë gjumë. E vërteta është se shumica e njerëzve thjesht nuk flenë sa duhet. Ne përpiqemi që të punojmë aq shumë gjatë ditës, dhe një gjë që sakrifikohet më shumë sesa gjithçka tjetër, është gjumi. Kjo është një ide e tmerrshme. E vërteta është se duhet me patjetër një zgjidhje tjetër në mënyrë që të merrni më shumë gjumë.

Rregulloni dietën tuaj

Ka shumë mundësi që dieta juaj të ketë ndikim në shëndetin tuaj. Nëse nuk jeni të hidratuar siç duhet, atëherë do të ndiheni gjatë gjithë kohës të përgjumur. Po kështu, të hani ushqime të pasura me kripë dhe yndyrna do t’ju lënë të ndiheni të fryrë dhe të lodhur, pavarësisht se sa të shplodhur jeni. Mund të duket e qartë, por pirja e shumë ujit dhe të ngrënit gjëra të tilla si fruta dhe perime të freskëta mund të bëjnë një ndryshim të madh.

Një infuzion

Nëse jeni duke kërkuar një nxitje serioze për tu ndjerë sa më shumë energjik, atëherë diçka si një “infuzion” mund të jetë zgjedhja perfekte. Kjo mund të tingëllojë pak drastike por në të vërtetë është një mënyrë tepër e popullarizuar për t’i dhënë vetes pak më shumë energji. Pavarësisht nëse ju duket sikur jeni duke ushqyer një mendim “të sëmurë”, infuzionet mund të ndihmojnë për t’i dhënë trupit tuaj nxitjen që i nevojitet.

Sigurisht, nëse e gjeni veten në një pozicion ku asnjë nga këto këshilla nuk funksionon, ka një shans që të mund të përfundoni duke pasur nevojë për ndonjë ndihmë më serioze. Nëse vazhdimisht jeni të lodhur, kjo mund të jetë një shenjë se ka diçka më serioze. Për shkak të kësaj, ndoshta do të ishte një ide e mirë të bisedoni me mjekun tuaj për këtë. Ideja për të kuptuar se diçka shumë serioze nuk është në rregull tek ju është e keqe, por është gjithmonë më mirë të përballesh me këto lloj problemesh.


TË NGJASHME