HomeSociale

Si ndodhi aksidenti i rëndë që i mori jetën vogëlushit 9-vjeçar. Dy nga 5 të plagosurit në gjendje kritike

Aksidenti i rëndë qe i mori jeten nje femije 9-vjecar ndodhi dje në aksin Bajram Curri- Sopot. Dy automjete janë përfshirë në një aksident tragjik të ndodhur mesditën e së dielës në vendin e quajtur Çërrnicë.

Për shkak të një manovre të gabuar, në aksident u përfshinë një makinë tip “Benz” dhe një tjetër tip “Toyota”.

Për shkak të mënyrës së përplasjes, por edhe për faktin se “Toyota” ishte një makinë fuoristradë, “Benzi” mori dëmtime të rënda. Në këtë automjet po udhëtonin tre persona, një çift bashkë me dy fëmijët, ndërsa në automjetin tjetër dy persona. Nga përplasja, të gjashtë personat mbetën të plagosur.

Më e rëndë paraqitej situata për fëmijën 9 vjeç, që ndodhej në makinën “Benz”. I mituri ndërroi jetë gjatë transportit për në spital, si pasojë e plagëve të rënda që mori nga përplasja e fortë. Përveç tij, rëndë paraqitet gjendja edhe për dy persona të familjes së tij.

1

“Më datë 21.07.2019, në aksin rrugor Bajram Curri-Sopot, në vendin e quajtur Çerrnicë, janë përplasur mjeti tip ‘Benz’, me drejtues shtetasin B.Ç., banues në Tropojë, me mjetin tip ‘Toyota’, me drejtues shtetasin Z.M.. Si pasojë, kanë mbetur të dëmtuar drejtuesit e mjeteve, B.Ç, Z.M., pasagjerët shtetasit A.Ç, A.Ç, H.L., si dhe ka gjetur vdekjen rrugës për në spital i mituri E.Ç, 9 vjeç, banues në Tropojë. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, bëhet e ditur nga Policia.

Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i këtij aksidenti të rëndë që i mori jetën një fëmije vetëm 9 vjeç, por paraprakisht nga grupi hetimor mësohet se të dy automjetet kanë qenë duke lëvizur me shpejtësi në momentin e përplasjes.

Automjeti tip “Benz” ka marrë goditje anësore në krahun e pasagjerit, gjë e cila u ka shkaktuar personave që po udhëtonin brenda saj dëmtime të rënda. Ende nuk dihet se cili prej dy drejtuesve ka bërë manovrën e gabuar, që çoi në përplasjen e pashmangshme të të dy makinave./panorama.al


TË NGJASHME