HomeLajme

Si ndodhi helmimi në gjimnazin e Bulqizës?

Policia e Dibrës ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen që ndodhi në një shkollë të mesme në Shupenzë, ku u helmuan disa nxënës.

Burime zyrtare thanë se nxënësit janë ndjerë keq teksa njëri prej tyre ka hedhur në klasë një spraj me aromë. Aktualisht 14 nxënës të helmuar po marrin ndihmë mjekësore, disa në Bulqizë dhe disa në Dibër.

“Më datë 24.10.2019, rreth orës 13:10, policia e Bulqizës ka marrë informacion se tek një klasë mësimi në shkollën e mesme në Shupenzë, një nxënës ka hedhur duke luajtur një sprajt ne aromë, ku disa prej nxënësve kanë shfaqur probleme shëndetësore të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në komunikatën e policisë.

Një prej vajzave të prekura nga intoksikacionet në shkollën e Shupenzës është transportuar me helikopter drejt Tiranës, ku po merr trajtimin e duhur mjekësor. Ndërkohë dy nxënëse janë trajtuar në spitalin e Dibrës dhe 6 të tjerë në spitalin e Bulqisës, ku aktualisht paraqiten në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Më herët, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor menjëherë sapo është njoftuar për intoksikimin e nxënësve në shkollën e mesme “Rifat Manjani” Shupenzë ka nisur inspektorët në terren për gjetjen e shkakut të komplikacioneve tek nxënësit.

Inspektorët kryen kontrollet përkatëse nga ku rezulton se disa nxënës kanë hedhur një lloj parfumi te rende me qëllim pamundësimin e zhvillimit të mësimit duke sjellë dhe vështirësi në frymëmarrje tek nxënësit, të vjella dhe marrje mendsh.

Në shkollë ndodhen mjekë dhe infermierë të qendrës shëndetësore Shupenzë, për të mbajtur nën vëzhgim nxënësit e tjerë në rast të komplikacioneve të mundshme.

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka marrë vendim të ndërmjetëm për mbyllje të klasës deri në matjen e lendës kimike në ambientet e klasës nga ana e Insitutit Shëndetit Publik. Mjekë dhe infermierë të qendrës shëndetësore Shupenzë janë në gadishmëri për të mbajtur nën vëzhgim nxënësit e tjerë në rast të komplikacioneve të mundshme.


TË NGJASHME