HomePolitikë

‘Si një paralajmërin kinez dhe nul’, Shehu reagon për rezolutën e PS-së ndaj Metës

Ish-deputeti demorkat, Tritan Shehu ka reaguar për rezolutën e PS-së, kundër çdekretimit që presidenti Meta i bëri 30 qershorit si data e zgjedhjeve. Shehu e ka cilësuar rezolutën nul dhe nuk mund “t’i hapi rrugë asnje procesi votimi me 30 qershor, tashmë të pa mundur”.

Eshte nje dokument pa asnje element ndeshkues, pa asnje force ligjore detyruese per institucionet e administrimit te votes, per procesin e votimit, per organet e pushtetit qendror a lokal etj”, është shprehur Shehu.

Reagimi i plotë:

Teksti i Projekt Rezolutes se PS per ne Kuvend, eshte si paralajmerimet e dikureshme kineze, psh si ai 1225!!

Eshte nje dokument pa asnje element ndeshkues, pa asnje force ligjore detyruese per institucionet e administrimit te votes, per procesin e votimit, per organet e pushtetit qendror a lokal etj.

Dhe nuk mund te ishte ndryshe!

Eshte nje dokument, qe nuk i hap dhe nuk mund t’i hapi rruge asnje procesi votimi me 30 qershor, tashme te pa mundur.

Pra eshte nje dokument deklamativ dhe nga ana ekzekutive eshte vetem “nul”.

Teatralitet e demostrim “muskujsh” i pa nevojshem, humbje kohe kur tashme kjo Rilindje duhet te kthehet ne realitet e te punoje ne frymen e Dekretit te Presidentit dhe te mesazhit mbare popullor.


TË NGJASHME