HomeLajmi i Fundit

“Si nuk ke turp…” Rama debat me gazetarin: Po s’bëre vaksinën s’do lejohesh më në konferenca shtypi

Pasi mori dozën e tretë të vaksinës, kryeministri Rama pati një përballje me gazetarës. Diskutimi u kanalizua tek skeptikët dhe ata që janë dakort me bërjen e vaksinës, duke krijuar kështu debat me një ndër gazetarët e pranishëm.

Rama i ka theksuar gazetarit Erion Skëndaj që është e rëndësishme që ti bashkohen thirrjes që të gjithë qytetarët të vaksinohen dhe jo të përhapin konfuzion te qytetarët. Më tej Rama përforëcon argumentin e tij duke u shprehur se apeli për bërjen e vaksinës është një nismë që po bëhet në të gjitha vendet e botës dhe se nuk ka një detyrim të askujt për këtë, është thjesht një përpjekje për mbrojtjen e njerëzve dhe se nuk ka asnjë motiv që të pavaksinuarit të rrezíkojnë pjesën tjetër.

Ndërkohë gazetari i ka theksuar kryeministrit se pse nuk ka një pajisje me kartë të gjelbërt për ato persona që e kalojnë në mënyrë natyrale Covid.

 “Si nuk ke turp që drejtohesh në këtë mënyrë?! Unë po flas për vaksinimin dhe kartën e gjelbër, mos e ngatërro dynjanë. Unë s’dua debat por kam ardhur të përgjigjem pyetjes. Unë po flas për ato që janë të pavaksinuar dhe duhet të vaksinohen. Mos bëni konfuzion dhe nuk e përjashtoj atë që thua, por kjo krijon konfuzion”, ka thënë Rama.


TË NGJASHME