HomeShowbiz

Si reaguan fansat kur panë angazhimin e Jul Dedës në PD

Në episodin e 14 të emisionit Gota Show ishte i ftuar aktori i dashur për publikun Julian Deda. I ulur përballë moderatorit Silvi Fort ai u përgjigj shumë pyetjeve që kanë qenë të paqarta edhe për publikun në lidhje me jetën e karrierën e aktorit.

Silvi Fort: Ke pasur ndonjë sulm nga fansat, qoftë edhe nga kolegët në momentin që je shfaqur i djathtë?

Jul Deda: Nga kolegët ka pasur por në mënyrë të moderuar ndërsa nga fansat i kam bërë ‘block’ direkt. E shoh që ata që sulmojnë dhe që s’kanë foto, kanë zero follow janë profile të sapo hapura vetëm për të sulmuar. Por nuk ka problem kjo, unë kam një foto të fundit të hedhur që nga hapja e fushatës dhe i kam lënë komentet hapurt që po t’i lexosh ka edhe nga këto që nuk i vjen mirë që jam atje. Dhe i jap shumë të drejtë disave që ta sqaroj njëherë e përgjithmonë këtë histori. I jap të drejtë disave që mërziten se unë i përkas një partie sepse në gjithë këto vite politika është bërë pak pis dhe spektatori që të sheh ty si aktor është pak xheloz, ‘pse të shkojë ky të bëhet pis atje’, përveç xhelozëve që thonë ‘pse të shkojë ky që të bëjë më shumë lekë se unë atje’. Por spektatori konservator që të do ashtu siç të ka parë që ditën e parë, nuk të do që të evoluosh ti, por i jap të drejtë sepse politika nuk ka qenë gjithmonë një terren i pastër ku ti të futesh dhe të rrish i pastër, pra je futur në sistem dhe je ndotur edhe ti. Por dua të siguroj çdokënd dhe veten time që kjo nuk do të ndodhë më, as me mua dhe as me rracën time të kësaj moshe sepse vijmë nga një karrierë e pastër. E kemi fituar vetë këtë, nuk na i ka dhënë njeri.


TË NGJASHME