HomeShowbiz

Si rrallëherë më parë, Elvana na prezanton me babain e saj

Elvana Gjata është treguar gjithmonë e rezervuar ndaj jetës së saj private. Rrjetet sociale i përdor në përgjithësi për promovimin e punës së saj, por duket se ka bërë një përjashtim të vogël, teksa shfaqet me të atin.

Kjo është ndër rastet e rralla që Elvana shfaqet përkrah të atit dhe prandaj videoja e saj i bëri të gjithë kuriozë. Siç duket nga videoja këngëtarja ka një ngjashmëri të madhe me babain dhe pjesën më të madhe të tipareve mund t’i ketë marrë prej tij. Elvana ka zbuluar se babai i ka realizuar edhe disa fotografi, që duken shumë cilësore.

Kujtojmë se 1 vit më parë Gjata u shfaq për herë të parë në ekran me nënën e saj në emisionin ”Xing me Ermalin.”


TË NGJASHME