HomeSociale

Si “shkuan me këmbët e tyre” në burg shqiptari dhe italiani

Një shqiptar dhe një italian janë arrestuar nga policia italiane nën akuzën e trafikut të drogës.

Në pranga përfundoi Florenc Metaj, 38 vjeç, dhe 40 vjeçari italian Gianfranco Bassani, të dy me precedentë të mëparshëm penal.

Gjithçka filloi nga një kërkesë për ndihmë nga një 44-vjeçar, i kërcënuar me grabitje.

Viktima, me një histori të gjatë të varësisë ndaj drogës, i denoncoi dy burrat (njëri ishte furnizuesi i tij), i pasi i kishin kërkuar 2000 euro për një furnizim të supozuar me lëndë narkotike.

Viktima refuzoi me vendosmëri, por kërcënimet vazhduan. 40 vjeçari italian madje i tregoi një armë në pantallonat e tij, duke pretenduar se ishte “kalabrez”.

Policia hyri në veprim. Denoncoi kërkoi një takim me ta dhe pas disa minutash kërcënime, ndërhyri policia duke i arrestuar agresorët.

Në shtëpinë e Bassanit u gjetën 41 doza hashash dhe kokainë, si dhe 160 euro që do t’i përkisnin shqiptari.


TË NGJASHME