HomePsikologji

Si ta ftoni një femër për të dalë?

Shumë meshkuj e shikojnë këtë si diçka shumë të vështirë por në të vërtetë nuk është aspak. Nëse ju keni një person që ju pëlqen dhe doni të dilni me të atëhere nuk keni pse të hezitoni. Kur të ftoni një femër për të dalë do jenë dy skenarë të ndryshëm:

1 – Një femër që e njeh

2 – Një femër që nuk e njeh

 

 1 – Kur doni të ftoni për të dalë një femër që e njihni veproni në këtë mënyrë:
Në momentin që do e shikoni, afrohuni, përshëndeteni dhe pyeteni se si po i shkon dita. Më pas pyeteni se çfarë planesh ka për më vonë dhe kur ka kohë të lirë. Në varësi të përgjigjes së saj për kohën e saj të lirë kërkojini që të dalë me ju dhe caktoni një orë për të dalë.

2 – Kur doni të ftoni për të dalë një femër që nuk e njihni por që ju pëlqen veproni kështu:
Afrohuni, përshëndeteni dhe këtu mundohuni të jeni sa më origjinalë dhe kujdes, mos e komplimentoni për pamjen e saj të jashtme sepse këtë e kanë bëre shumë të tjerë para jush. Thuajini diçka interesante që t’ju bëjë të dukeni i veçantë dhe më pas kërkojini që të dalë me ju. Nëse i keni luajtur mirë letrat tuaja dhe nëse keni treguar se jeni ndryshe nga të tjerët shanset janë që ajo do pranojë të dalë me ju.
Ky është momenti kur ju duhet t’i merrni numrin ose Instagramin për të lënë takimin.

Gjithashtu mos shpenzoni shumë para në takimin e parë sepse ajo ndoshta nuk është e interesuar tek ju dhe ndoshta po del me ju thjesht për një darkë falas.
Jo të gjitha takimet duhen marrë seriozisht. Nuk jemi në kohët para 20 viteve ku nëse dilje me dikë atëhere duhet ta merrnit për grua.  Është viti 2019, është diçka normale të dilni me dikë edhe nëse nuk po kërkoni që ta merrni për grua./gotanews.tv


TË NGJASHME