HomeLifestyle

Si ta kuptosh që ai ka pëlqim ndaj teje?

Mund të na ketë ndodhur të gjithave; kemi pasur një simpati ndaj një mashkulli të caktuar mirëpo nuk kemi qënë asnjëherë të sigurta nëse edhe ai ndjen të njëjtën gjë. Vajza mos u shqetësoni më, pasi janë disa detaje të vogla do ju bëjnë të kuptoni se nëse pëlqimi është i dyanshëm.

1- Shiko me vëmendje sjelljen e tij të trupit

Mund ta dallosh qartazi nëse dikush ndjen diçka për ty vetëm duke e parë me vëmëndje sesi qëndron. Lëvizja e duarve kundrejt teje, ku përqëndron shikimin e tij, nëse të shikosh shpesh, ‘eye contact’, pozicionimi i trupit…të gjitha këto janë shenja të vogla që tregojnë se PO ai ka një pëlqim kundrejt teje.

2- Nëse buzëqesh

Buzëqeshja është faktori kryesor për të dalluar nëse një mashkull ka pëlqim ndaj teje. Ata janë të lumtur kur ndodhen pranë vajzës që pëlqejnë dhe buzëqeshja është e pamundur të mos shqitet nga fytyra e tyre.

3-Ai qëndron larg telefonit të tij

Një shenjë e madhe për periudhën që po jetojmë është se nëse një djalë nuk qëndron në telefonin e tij kur ndodhet pranë jush, atëher ai ka simpati për ty. Nëse ai injoron telefonatat dhe mesazhet dijeni se ju më shumë rëndësi për të.

4-A interesohet ai për gjërat që ti po thua?

Nëse ai përpiqet që të ndjekë rrjedhën e bisedës dhe të interesohet më shumë për atë që ti thua…për filmat që të pëlqejnë, librat që ke lexuar atëherë ai do të dijë më shumë rreth teje. Nëse ai shprehet se keni të njëjta preferenca dijeni se kjo është lëvizja e tij për t’ju thënë që jeni bërë për njëri-tjetrin.

5-Hidhini një sy edhe shokëve të tij
Nëse ai i ka treguar shokëve të tij për ty atëhere ai është i interesuar për ty. Kjo do të thotë se mbase me vonë mund t’ju prezantojë me to.

6-A e vë re ai se ju keni ndryshuar pamje?
Nëse keni shkurtuar flokët apo lyer ato dhe mashkulli që po dilni e vë re këtë detaj dhe ju komplimenton do të thotë se është shumë i interesuar për ju.


TË NGJASHME