HomeLifestyle

Si ta luftojmë monotoninë në një lidhje?

Ka shumë arsye se pse periudha e muajit të mjaltit është më e bukura në një lidhje. Me kalimin e kohës këto ditë harrohen dhe çifti futet në rutinën e përditshme, e cila shpesh vret edhe pasionin e dikurshëm.

-Flirtoni rregullisht;
-Dërgoni sms dhe foto provokuese për të ngjallur interesin tek partneri;
-Flisni me gjuhën e dashurisë;
-Puthuni dhe përqafohuni me partnerin gjatë ditës;
-Luani me njëri- tjetrin;
-Silluni me njëri-tjetrin sikur të ishit në ditën e parë të lidhjes;
-Eksploroni, shëtisni dhe luani me fjalë sikur bënit në fillim;
-Jepini hapësirë partnerit për të qenë vetëm;
-Bëhuni spontane;
-Vendosni shënime apo bëni dhurata me rëndësi emocionale për njëri-tjetrin;
-Rikujtoni kujtimet e shkuara;
-Dilni shpesh në takime romantike. Kalimi i kohës së bashku do t’ju ndihmojë për të kuptuar partnerin edhe më mirë.


TË NGJASHME