HomeSociale

Si ta merrni veten pas një nate që e keni tepruar me alkoolin

Të gjithë e kemi parasysh mëngjesin pas një nate që e kemi tepruar me alkoolin. “Hangover-i” siç njihet gjerësisht, është gjendja pasi të ka dalë pija dhe shoqërohet me dhimbje koke, përzierje, dhimbje stomaku etj. Gjëja e parë që bëjmë është t`u drejtohemi ilaçeve, por ndonjëherë pa efekt. Në fakt, ekzistojnë disa mënyra natyrale si mund ta kaloni këtë gjendje, pa qenë nevoja të merrni ilaçe.

Fruktoza

Fruktoza rrit metabolizmin dhe do t`ju bëjë të ndiheni më mirë shumë shpejt. Hani sa më shumë fruta ose pini lëng frutash të shtrydhur.

Ushqimet e yndyrshme

Nëse mund t`ia lejoni vetes ushqimet e yndyrshme dhe e keni të justifikuar është para se të pini. Yndyra ndikon në uljen e shpejtësisë së përthithjes së alkoolit. Gjithmonë hani mirë, në mënyrë që të mos e keni stomakun bosh para se të pini.

Xhinxheri

Xhinxheri ndihmon në qetësimin e stomakut dhe largimin e ndjesisë së përzierjes. Konsumojeni xhinxherin në formën e çajit.

Djersitja

Një banjë e ngrohtë ose ushtrimi në palestër ju bën shumë mirë pasi keni pirë alkool, pasi djersitja ndihmon në nxjerrjen e toksinave nga trupi.

Gjumi

Gjumi është mënyra më e mirë për ta marrë veten nga çdo gjë. Kur jeni në gjumë organet tuaja kanë kohë të pushojnë dhe të rikuperohen.


TË NGJASHME