HomeShëndeti

Si ta përdorni aspirinën për të hequr kallot e këmbëve

Aspirina është ilaçi i parë që na shkon ne mend kur kemi dhimbje. Fatmirësisht ajo mund të merret pa recetë mjekësore pothuaj në farmaci dhe nuk mungon kurrë në kutinë e ndihmës së shpejtë të çdo familjeje. Përdorimet e saj janë të shumëllojshme, por sot do ju zbulojmë sesi ajo mund të heqë kallot e besdisshme të këmbëve.
Kallot janë një masë e trashë lëkure e vdekur që krijohet zakonisht në thembrat e këmbëve. Përveçse nuk janë aspak estetike, ato shkaktojnë dhimbje dhe inflamacion. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme të dini si të kujdeseni për këmbët.

Ja si të përdorni aspirinë për të trajtuar kallot:

Përbërësit:

4 aspirina, lëngu i 1 kokrre limoni, 1 lugë gjelle ujë, 1 lugë gjelle uthull molle.

Shtypini aspirinat derisa të bëhen pluhur. Shtojini në në enë të pastër dhe më pas shtoni lëngun e limonit, ujin dhe uthullën e mollës. Përziejni sëbashku derisa të formohet një masë homogjene. Lyejini këmbët me masën e krijuar dhe më pas vishni një palë çorape pambuku. Aspirinat duhet të veprojnë për 20-30 minuta dhe më pas shpëlajini këmbët me ujë të vakët.
Aspirinat stimulojnë qarkullimin e gjakut, reduktojnë dhimbjet dhe inflamacionin. Përdoreni këtë metodë natyrale 2 herë në javë . Rezultatet do të kalojnë pritshmëritë tuaja.


TË NGJASHME