HomeShëndeti

Si ta shëroni kollën vetëm përmes bananes, mjaltit dhe ujit

Kollitjet janë mënyrë e trupit për pastrimin e sistemit të frymëmarrjes. Duke pasur parasysh se kollitjet zakonisht janë një veprim i pavullnetshëm, ato shërbejnë si lajmëtarë, duke na lënë të kuptojmë se diçka nuk po shkon me trupin tonë.

Megjithatë, ju mund të ndërpresni grumbullimin e mukozës në sistemin tuaj të frymëmarrjes nëpërmjet metodave natyrale, përkatësisht vetëm përmes bananes, mjaltit dhe ujit.

Përbërësit:

2 banane organike

2 lugë mjaltë të papërpunuar organik

400 ml ujë

Udhëzimet:

Së pari, filloni të vloni ujin.

Ndërsa prisni, qulloni bananet në një tas të madh. Për rezultate optimale, përdorni një lugë të madhe druri.

Shtoni ujin e valë në tas.

Mbulojeni dhe lejeni për gjysmë ore

Kur të ftohet, shtoni mjaltë organike dhe përzieni mirë


TË NGJASHME