HomeModa

Si ta zgjidhni shallin e përsosur për ditë të ftohta

Shumica e meshkujve kanë dilema se si duhet ta veshin shallin.

Përse duhet të veshim shall?

Shallet janë hit mode në gardërobat e meshkujve, duke pasur parasysh funksionin mbrojtës të tij.

Tipat e shalleve

Ekzistojnë shalle të ndryshme, mirëpo mos harroni që të zgjidhni shallin e formës kënddrejtë dhe nga materiali i këndshëm, i cili do t’u përshtatet nevojave tuaja.

Madhësia

Gjerësia e shallit duhet të jetë rreth 15 deri 35 cm, ndërkaq gjatësia 127 deri 228 cm. Dimensionet e shallit mesatar janë 25,4 cm gjerësi dhe 177 cm gjatësi.

Materialet

Shallet kryesisht janë të punuar nga leshi, nga leshi i dhive të Kashmirit, nga leshi dhive të Angorës, pambukut, lirit, mëndafshit, materialeve sintetike dhe materialeve të kombinuara.

Me rastin e zgjedhjes së shalleve nuk do të gaboni me shallin prej leshi apo shallin nga leshi i dhive të Kashmirit, sepse është shumë me rëndësi që shalli i zgjedhur t’ju mbrojë nga të ftohtit dhe që të mos ketë kryesisht funksion estetik.


TË NGJASHME