Lajme Lifestyle Moda

Si të bëhesh gati më herët në mengjes

Kur nis ditën, çdo minutë është shumë i vlefshëm, ndaj s`mund të humbasësh kohë. Atëherë, që të dukesh sa më mirë edhe pse duhet të dalësh shpejt, duhet të:

  • Përqëndrohesh tek aksesorët- detajet bëjnë diferencën. Kur ke dyshime, zgjidh një palë këpucë me takë të rehatshme dhe luaj me aksesorët, një varëse zinxhir, mund t`i japë peshë veshjes.
  • Përpiqu të kesh një “database“ kombinimesh të rrobave të tua; provoje që më parë në shtëpi cfarë shkon më shumë.
  • Që ta kesh më të thjeshtë organizimin në mëngjes, përpiqu të rregullosh që gjatë fundjavës disa veshje të thjeshta, pantallona, bluzë e xhaketë që të jenë gati për raste emergjente.
  • Mendo për një lloj “ uniforme“- kjo bluzë e bardhë për shembull me pantallonat e zeza të lëkurës dhe këpucët me taka është një kombinim sa sport, aq edhe klasik, nuk ju lë në baltë.
  • Në rastin më të mirë të mundshëm, jeni aq të ngeshëm sa t`I përgatisni që në darkë gjërat që do të vishni në mëngjes.
  • Riciklo- në momentet e vonesës, vish dhe dicka që e kishe ditën përpara, përsa kohë është e pastër, s`do të ketë problem për ju.

Related posts

Më thuaj shenjën e mamit, të të them pse s’merreni vesh!

Mila

Protesta e 11 majit, shpërblim për punonjësit e policisë

Klaudia gotanews

Basha nga Mallakastra: Populli ka të drejtën ta marrë n? dorë zgjidhjen

Mila
Na Kontaktoni!