HomeSociale

Si të bëjmë foto të bukura për në Instagram dhe të marrim sa më shumë “like”

Ja disa këshilla, sesi të marrim shumë “like” në Instagram:
1- Të bëni foto gjatë ditës
Ngjyrat e qarta bëjnë që fotoja të jetë më e bukur dhe të theksohen më mirë detajet që i përkasin fotos.
2– Të  siguroheni që fotoja  të ketë ngjyrë të ndritshme
Instagrami është thjesht pasqyrim i mënyrës sesi e shohim botën, plot ngazëllim dhe ngjyra. Në qoftë se fotoja është e   mrekullueshme, por  nuk është aq e ndritshme apo e gjallë , duhet ta rregullojmë vet me efekte të ndryshme.
3- Të përzgjidhni një vend të veçantë
Vendi ku bëhet fotoja është i rëndësishëm, pasi mund të ndikojë në bukurinë e saj. Ne mund të nxjerrim foto në  natyrë apo  në një rrugë të bukur.
4- Nëse jeni pjesë e fotos, të tregoheni sa më të lirshëm
Duhet të harroni faktin, se impostimi në një pozicion të caktuar, do na japë shumë” like”. Të tregoheni vetvetja dhe do pëlqeheni më shumë me natyralitetin dhe gjendjen tuaj të momentit.
5-Të zgjidhni orarin e duhur
Secili nga ne ka një orar të caktuar, kur është më i  lirë për të postuar  një foto. Duhet të llogarisni edhe kur miqtë tuaj  janë më aktivë, për t’ju bërë “like” jo shumë larg kohës pasi e keni postuar.

TË NGJASHME