HomeSociale

Si të bini në dashuri/ Ekspertja e takimeve ka 3 rekomandime kryesore për ju beqarë

Mund të duket një titull i ekzagjëruar, sepse fundja dashuria nuk është matematikë mendoni ju, por na besoni që nuk është aspak i tillë. “Si të bini në dashuri?” është një temë e trajtuar me shumë kujdes nga një specialiste e fushës, e cila ka mbi 15 vite eksperiencë me çifte të ndryshme dhe është shkencëtare e sjelljeve njerëzore, ku ka kryar mbi një dekadë studime në këtë drejtim.

Fjala është për Logan Ury, e cila në librin e saj i ndan njerëzit në tre kategori kryesore kur vjen puna te dashuria:

1.Romantikë: Nëse e gjeni veten si personazhi kryesor i filmave romantikë, atëherë ky/kjo jeni ju.

2.Maksimizuesi: Nëse jeni i fiksuar që partnerja/i juaj i ardhshëm të ketë disa cilësi të veçanta, atëherë bëni mirë të qëndroni në këtë kategori.

3.Hezituesi: Nëse hasni telashe per të filluar një njohje ose gjeni një million arsye për t’ju shmangur një takimi me arsyetimin se nuk është koha për të gjetur dashurinë, ky/kjo jeni ju.

Secila nga këto kategori ka rekomandime unike, por këshillat nga Logan Ury janë universale, pavarësisht nga karakteri juaj.

Këtu keni të renditura tre gjërat kryesore që mund t’i aplikoni që sot për të ndryshuar jetën tuaj sentimentale për mirë, pra për të rënë në dashuri:

A)Lëreni mendjen të zhvillohet, hapuni ndaj mundësive të reja dhe mos i shikoni takimet si një gjë automatike me norma dhe rregulla të përcaktuara. Mos e shihni takimin e dashurisë si një proces testimi, kështu do të jeni më pak i/e stresuar në çdo ndërveprim me një partner/e të mundshëm.

B)Krijoni një ritual tuajin para takimit duke zbuluar se çfarë ju sjell në humor të mirë. Ndoshta mund ta nisni me një listë veshjesh, një telefonatë me mikun tuaj më të mirë, një film të bukur ose një këngë. Kjo krijon një energji pozitive rreth jush dhe mund të jeni më i çlirët në takim.

C)Në djall vaftë kliku/shkëndija e parë: Ndjekja e shkëndijës bazuar vetëm në kiminë fillestare mes dy personave është një betejë e humbur dhe këtë e kam parë pafund herë në mesin e klientëve të mi. Në vend që t’u jepni përparësi fluturave në bark, jepini përparësi elementëve më të thellë të një lidhjeje dhe kjo i shton vlerë takimit tuaj.

Zhvillimi dhe aplikimi i një strategjie të tillë mund t’u ndihmojë që të kaloni në marrëdhënien që dëshironi, e cila mund të lulëzojë me kalimin e kohët dhe sigurisht një gjë e tillë vlen miliona herë më shumë se se qindra takime që mund të mos u çojë askund.
Burimi: NPR | Përktheu dhe përshtati: GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME