HomeTeknologji

Si të çaktivizoni vendodhjen tuaj (GPS) nga ‘Facebook’

Facebook lançoi ditën e djeshme kontrolle të reja të privatësisë për përdoruesit Android dhe dërgoi njoftime në iOS dhe Android për të kontrolluar konfigurimet aktuale, raporton PCworld Albanian.

Ja sesi të çaktivizoni gjurmimin e vendndodhjes (GPS):

Në iOS:

Related image

 

Hapni aplikacionin ‘Facebook’ dhe shkoni në Settings and Privacy dhe më pas klikoni Settings. Shfletoni drejt fundit në seksionin Privacy dhe më pas Location. Klikoni mbi Location dhe përzgjidhni mes opsioneve Only When Using App, Always Allow dhe Don’t Allow.

Në Android:

Image result for android

Hapni aplikacionin ‘Facebook’ dhe shkoni në Settings and Privacy dhe më pas Settings. Shfletoni drejt fundit në seksionin Privacy dhe klikoni opsionin Location.

Klikoni mbi Location Services dhe fikni gjurmimin. Opsioni Background Location lejon që të zgjidhni nëse do të lejoni që ‘Facebook’ të gjurmojë vendodhjen tuaj ose jo kur nuk përdorni aplikacionin./revistamapo/


TË NGJASHME